Xi Jinping-u: Nuk do të harrojmë asnjë kombësi

2020-06-09 14:38:24 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping zhvilloi të hënën një vizitë në Rajonin Autonom të Ningxia-Huit. Në lagjen "Kopshti i artë" të distriktit Litong të qytetit Wu Zhong, Xi Jinping-u u shpreh: "Ne të gjithë jemi pjesë e familjes së madhe të kombit kinez. Në punën për zhdukjen e varfërisë, ndërtimin e shoqërisë së gjithanshme të mirëqenies dhe modernizimin nuk do të harrohet asnjë kombësi. Ne do të ecim së bashku. Kjo tregon vlerat e qytetërimit 5000-vjeçar kinez dhe epërsinë e sistemit socialist me karakteristika kineze."

Ningxia ka banorë të kombësisë hane, hui, ujgure etj. dhe është një ndër pesë rajonet autonome të Kinës. Lagjja "Kopshti i artë" ka 13 850 banorë të përhershëm, gjysma prej të cilëve janë pjesëtarë të pakicave kombëtare. Kjo lagje banimi është bërë "model i përparimit dhe unitetit të kombësive të Kinës" nëpërmjet një vargu mekanizmash inovative.

Mrekulli
Lajmet Kryesore