Kina publikon librin e bardhë mbi betejën antiepidemike

2020-06-07 11:55:47 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të dielën librin e bardhë "Veprimet e Kinës kundër epidemisë së COVID-19".

Ky është një dokument i rëndësishëm, që regjistron me vërtetësi luftën e Kinës kundër epidemisë. Ai ka afro 37 mijë fjalë dhe përbëhet nga katër pjesë: procesi i vështirë i luftës së Kinës kundër epidemisë; bashkërendimi i dy betejave antiepidemike: parandalimi i përhapjes së virusit dhe mjekimi i të sëmurëve; mbledhja e forcave të mëdha kundër epidemisë dhe formimi i bashkësisë së përbashkët të shëndetit të njeriut.

"Pneumonia e koronavirusit të ri është pandemia globale me ndikimin më të gjerë në afro 100 vjetët e fundit," thuhet në këtë libër të bardhë. Përballë kësaj fatkeqësie të panjohur dhe të papritur, Kina filloi me shpejtësi betejën antiepidemike.

Në këtë dokument vihet në dukje se qeveria kineze ka theksuar vënien në vend të parë të sigurisë së jetës dhe të shëndetit të popullit. Ajo ka paraqitur kërkesa, si: "Besim i fortë, përpjekje të përbashkëta, parandalim dhe kontroll shkencor, hartim i politikave të sakta".

Në fushën e parandalimit të përhapjes së virusit dhe mjekimit të të sëmurëve, në librin e bardhë theksohet se Kina ka marrë masat më të rrepta dhe më të plota të parandalimit dhe të kontrollit, si izolimi në një shkallë të panjohur kurrë më parë. Kina ka shfrytëzuar burimet mjekësore të tërë vendit për të mjekuar sa më shumë të prekur nga COVID-19, pa hequr dorë prej asnjë pacienti.

Sipas librit të bardhë, qeveria kineze ka ngulur këmbë në parimin se jeta është e çmuar dhe ka shfrytëzuar burimet dhe forcat e mbarë vendit për të ruajtur sigurinë e jetës dhe shëndetin e popullit. 1.4 miliardë kinezët dhanë kontribut të madh dhe patën një bashkëpunim të fortë në këtë betejë antiepidemike.

Libri i bardhë vëren se populli kinez bëri sakrifica të mëdha dhe pagoi një çmim të shtrenjtë në luftën për të frenuar përhapjen e virusit të COVID-19 brenda pak më shumë se një muaji, për të mbajtur nën kontroll rastet e reja të prekjes nga ky virus nën dhjetë brenda dy muajve dhe për të arritur fitoren vendimtare në betejën antiepidemike në Wuhan dhe Hubei.

Sipas këtij dokumenti, Kina ka ndjekur konceptin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit dhe mori përsipër përgjegjësinë e një vendi të madh, duke bërë përpjekje të përbashkëta me vendet e tjera në luftën ndaj epidemisë. Kina mbajti një qëndrim publik, transparent e të përgjegjshëm, duke i dhënë bashkësisë ndërkombëtare menjëherë informacionet për epideminë dhe duke ndarë përvojën e vet të parandalimit dhe mjekimit me palët e ndryshme. Kina i kuptoi thellësisht vuajtjet e popujve të tjerë nga fatkeqësia epidemike dhe i ofroi bashkësisë ndërkombëtare ndihmën humanitare brenda mundësive të veta, duke përkrahur betejën antiepidemike globale.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore