CMG: Pse disa liderë perëndimorë heshtin për tragjedinë e diskriminimit racial në ShBA?

2020-06-06 11:14:57 CRI Komenti juaj Printoni

Vdekja e afroamerikanit George Floyd ka shkaktuar protesta që po përhapen në tërë ShBA-në. Në këtë kohë, kur bashkësia ndërkombëtare po dënon diskriminimin racial në ShBA, disa liderë perëndimorë që preferojnë të flasin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, po heshtin.

Kur u pyet se ç'mendonte mbi kërcënimin nga lideri amerikan për përdorimin e ushtrisë ndaj protestuesve, kryeministri kanadez Justin Trudeau u ndie në vështirësi, duke folur vetëm pas 22 sekondash heshtjeje e duke thënë se "do t'u kushtojë vëmendje qytetarëve kanadezë". Edhe kryeministri britanik dhe e ai australian nuk bënë komente të drejtpërdrejta mbi problemin e diskriminimit në ShBA.

Siç komentoi televizioni australian "Sky News", "nëse lideri i një vendi tjetër kërcënon me përdorimin e forcës ushtarake, liderët e vendeve të tjera të botës zakonisht bëjnë komente." Ndërsa për veprimet e habitshme të liderit amerikan, disa liderë perëndimorë sillen sikur nuk flasin e nuk dëgjojnë, ndryshe nga ç'bëjnë zakonisht. Në këtë rast nuk shohim politikanë me sjellje serioze në skenën politike, por disa "vëllezër të vegjël" që qëndrojnë pas "vëllezërve të mëdhenj", politikanëve amerikanë.

Në fakt, disa vende perëndimore janë mësuar me këtë gjendje dhe që të ndërmarrin veprime sipas ShBA-së, prandaj tani nuk kanë guxim të flasin drejtpërdrejt. Veçanërisht pasi kanë parë vendimet e parregullta të ShBA-së mbi problemet tregtare dhe të sigurisë, ata kanë merak për "bosin" e tyre. Prandaj, megjithëse e kuptojnë që diskriminimi racial është një gjë e gabuar, ata nuk guxojnë të bëjnë komente.

Ironia është që këta politikanë perëndimorë janë dhënë pas nxitjes së racizmit në vendet e tjera, duke bërë sulme të shumta përbaltëse ndaj vendeve në zhvillim. Britania dhe Australia janë në gjendje të vështirë, por përsëri flasin keq kundër të tjerëve.

Diskriminimi është turpi i përbashkët i këtyre vendeve perëndimore. Përpara një gjëje të tillë, ato tentojnë të përdorin standard të dyfishtë. Kohët e fundit, ish-presidentët amerikanë Obama, Bush, Klinton dhe Karter kanë shprehur dënimin e tyre ndaj diskriminimit racial. Zyrtarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, vuri në dukje në një deklaratë se "racizmi strukturor" dhe "mosbarazia e dukshme" në ShBA janë thelbi i protestave të mëdha dhe tani është koha për "reforma të thella". Disa vende perëndimore që ndjekin pas ShBA-në, kanë pësuar dështim në luftën antiepidemike. Tani përpara diskriminimit racial, a do të vazhdojnë të korrin një fryt tjetër të hidhur, siç ka bërë ShBA-ja?

Mrekulli
Lajmet Kryesore