ShBA, edhe tre policë të tjerë paditen për vdekjen e George Floyd

2020-06-04 11:46:16 CRI Komenti juaj Printoni

Tre policë të tjerë janë paditur për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Ndërkohë, Derek Chauvin, i cili i vuri gjurin në grykë Floyd-it, akuzohet tani për vrasje të shkallës së dytë, nga shkalla e 3-të më parë.

Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, vizitoi vendin e vdekjes së Floyd-it, bashkë me djalin e Floyd-it.

Sipas njoftimeve, në dokumentet e gjykatës kërkohet që Chauvin të akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe tre policët e tjerë të akuzohen për mbështetje për vrasjen e shkallës së dytë.

Crump-i thotë që autopsia dhe provat me video tregojnë qartë se Floyd-i kishte vdekur kur ishte i shtrirë në rrugë dhe Chauvin-i i qëndronte sipër.

Sipas një videoje të xhiruar nga një kalimtar, Floyd-i kërkonte ndihmë, kurse Chauvin-i ia zuri grykën me gjunjë, dy policë të tjerë i kishin vënë gjunjët në shpinë, ndërsa polici i katërt qëndronte pranë.

Të hënën, një raport mjekësor tregoi që vdekja e Floyd-it është vrasje dhe se ai kishte vdekur nga asfiksimi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore