BE-ja, "e tmerruar" nga vdekja e Floyd-it

2020-06-03 10:25:34 CRI Komenti juaj Printoni

Protesta në Bruksel

Kryediplomati i Bashkimit Evropian thotë se BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga vrasja e George Floyd-it gjatë ndalimit policor.

"Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar nga vdekja e George Floyd-it. Mendoj se të gjitha shoqëritë duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj përdorimit të tepruar të forcës dhe të sigurojnë që të gjitha ngjarjet e tilla të trajtohen me shpejtësi, efektivitet dhe duke respektuar plotësisht ligjin e të drejtat e njeriut," tha Josep Borrell-i.

Sipas tij, vdekja e Floyd-it tregoi një abuzim të pushtetit nga forcat e zbatimit të ligjit, duke shtuar se çdo abuzim i tillë duhet të denoncohet kudo.

Borrell-i shprehu dënim për dhunën e racizmin, e bëri thirrje për uljen e tensioneve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore