Linjat ajrore në Evropë rifillojnë shërbimet ndërsa vendet përpiqen të ringjallin turizmin

2020-06-03 19:20:04 CRI Komenti juaj Printoni

Shërbimet e disa linjave ajrore kryesore evropiane kanë rifilluar ndërsa vendet po heqin gradualisht bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit.

Linja kryesore ajrore e Italisë "Alitalia" nisi të martën fluturimet e largëta nga Roma për në Nju-Jork, ndërkohë që së shpejti Italia planifikon të hapë kufijtë e saj me vendet e tjera të Shengenit.

Kompania gjermane "Lufthansa" njoftoi gjithashtu planet për të rifilluar fluturimet në 20 destinacione nga mesi i qershorit. Kompania ajrore njoftoi se mbajtja e maskave në bord do të jetë e detyrueshme.

Organizata Botërore e Turizmit njoftoi se ka pasur një lehtësim të kufizimeve të udhëtimeve botërore, ndërkohë theksoi rëndësinë e turizmit ndërkombëtar në nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore