OBSh-ja dëshiron vijimin e bashkëpunimit me ShBA-në

2020-06-02 10:54:03 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i përgjithshëm i OBSh-së shprehu shpresën se organizata e drejtuar prej tij do të vijojë bashkëpunimin me palën amerikane.

Duke folur pas shpalljes nga presidenti amerikan Donald Trump të ndërprerjes së marrëdhënieve të ShBA-së me OBSh-në, Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi:

"Bota ka përfituar prej kohësh nga bashkëpunimi i fortë me qeverinë dhe popullin amerikan. Kontributet dhe bujaria e tyre lidhur me shëndetin global përgjatë dekadave kanë qenë të pafundme, duke sjellë ndryshime të mëdha në shëndetin publik anekënd botës. OBSh-ja dëshiron ta vazhdojë këtë bashkëpunim".

Trump-i e ndërpreu financimin ndaj OBSh-së muajin e kaluar, duke i dhënë asaj 30 ditë për reformim.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore