Trump kërcënon të mobilizojë ushtrinë për të shuar trazirat

2020-06-02 19:06:41 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të mobilizojë ushtrinë, nëse shtetet në ShBA nuk u japin fund sa më parë protestave të dhunshme.

Trump u bëri thirrje më herët guvernatorëve në mbarë vendin të nxjerrin Gardën Kombëtare për "të marrë kontrollin e rrugëve".

Trump tha se nëse guvernatorët nuk ndërmarrin veprime, atëherë ai do të mobilizojë ushtrinë dhe "do ta zgjidhë shpejt problemin".

Protestat kanë shpërthyer pothuajse kudo në ShBA pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Të paktën 4400 njerëz në mbarë vendin janë arrestuar gjatë protestave për vjedhje, bllokim të autostradave dhe thyerje të shtetrrethimit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore