Rusia kritikon dhunën e policisë ndaj gazetarëve që mbulojnë protestat në ShBA

2020-06-01 10:34:58 CRI Komenti juaj Printoni

Një makinë në flakë në Mineapolis të ShBA-së

Rusia ka shprehur shqetësim për rritjen e dhunës policore dhe ndalimet e pajustifikuara kundër gazetarëve në ShBA, që mbulojnë protestat për vdekjen e George Floyd-it.

Policia në Mineapolis përdori lëndë spërkatëse me piper kundër një korrespondenti të agjencisë ruse të lajmeve "RIA Novosti".

Ka pasur gjithashtu njoftime që policët amerikanë kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër gazetarëve gjatë protestave.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore