Protesta në Angli dhe Gjermani për vrasjen e Floyd-it nga policia në ShBA

2020-06-01 10:19:36 CRI Komenti juaj Printoni

Protestues në Mineapolis të ShBA-së

Në Angli dhe Gjermani janë zhvilluar demonstrata solidariteti me protestat në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e George Floyd-it nga policia amerikane.

Në Londër, qindra veta organizuan demonstrata në sheshin "Trafalgar", ndërsa më pas marshuan për në ambasadën e ShBA-së duke thirrur: "Pa drejtësi, s'ka paqe". Një nga protestuesit tha:

"Racizmi vret jetë përditë. Edhe para pandemisë, të zinjtë vdisnin. Kështu që do të qëndroj këtu për të luftuar për njerëzit që po vdesin ..... Ndodh kudo në botë. Njerëzit mendojnë se nuk po vazhdon më - ky është racizmi më i madh tani."

Në Gjermani, demonstratat u zhvilluan në distriktin "Neukoelln" dhe përpara ambasadës amerikane në Berlin, duke kërkuar drejtësi për Floyd-in.

46-vjeçari Floyd vdiq pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë për rreth tetë minuta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore