Kryeministri spanjoll kërkon zgjatjen dyjavore të gjendjes së jashtëzakonshme për COVID-19

2020-06-01 10:09:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez planifikon t'i kërkojë parlamentit të zgjasë gjendjen e kufizimeve lidhur me COVID-19 për dy javë të tjera, deri më 21 qershor.

Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19 dhe ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 14 marsi.

Sanchez thotë se kjo do të jetë mbyllja e fundit, pasi numri i infeksioneve në Spanjë është ulur ndjeshëm.

"I kam njoftuar kryetarët e rajoneve autonome që kemi nevojë për një zgjatje 15-ditore të fundit të gjendjes së emergjencës. Do të jetë një gjendje emergjence krejtësisht ndryshe. Do të jetë më e çlirët dhe do të na duhet që të përmbyllim punën që kemi bërë të gjithë," tha kreu i qeverisë spanjolle.

Mrekulli
Lajmet Kryesore