Anija e SpaceX i bashkohet Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

2020-06-01 17:09:03 CRI Komenti juaj Printoni

Astronautët e NASA-s Bob Behnken dhe Doug Hurley mbërritën të dielën në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Pak minuta pas nisjes, faza e parë e raketës Falcon 9 u nda nga pjesa tjetër dhe u ul me sukses në Tokë për t'u përdorur përsëri. Më pas u nda edhe faza e dytë e raketës dhe kapsula e astronautëve vazhdoi udhëtimin drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Fluturimi i tyre shënon rikthimin e nisjes së astronautëve nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të parin e këtij lloji nga një kompani private.

Lëshimi i dy astronautëve të shtunën i jep fund një pauze nëntëvjeçare të NASA-s.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore