Kina kundërshton deklaratat e ShBA-së për rajonin e Xinjiang-ut

2020-05-29 20:31:45 CRI Komenti juaj Printoni

Në përgjigje të "Aktit për të Drejtat e Njeriut të Ujgurëve" të rishikuar dhe miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të premten në një konferencë të rregullt për shtyp se sjellja e ShBA-së pasqyron standardin e saj të dyfishtë në çështjet kundër terrorizmit dhe synimet keqdashëse në ndërhyrjen e punëve të brendshme të Kinës.

Zhao Lijian tha se përmes projektligjit, ShBA-ja synon të fajësojë gjendjen e të drejtave të njeriut të Kinës në rajonin e Xinjiang-ut dhe politikat territoriale të Kinës, të diskretitojë në mënyrë arbitrare masat e anti-terrorizmit dhe depolarizimit të Kinës dhe të ndërhyjë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina shpreh pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë për këtë.

Përveç kësaj, më 28 maj, katër kryediplomatë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Australisë dhe Kanadasë lëshuan një deklaratë të përbashkët se miratimi nga Asambleja Popullore e Kinës për legjislacionin e sigurisë kombëtare të lidhur me Hong-Kongun shkel të drejtat ndërkombëtare sipas parimeve të "Deklaratës së Përbashkët Kino-Britanike" dhe dëmton kornizën "Një vend, dy sisteme". Gjatë konferencës së tij të rregullt për shtyp, Zhao Lijian theksoi, "Hong-Kongu është Hong-Kongu i Kinës. Askush nuk është më i shqetësuar për begatinë dhe stabilitetin e Hong-Kongut dhe mirëqënien themelore të banorëve të Hong-Kongut sesa qeveria qendrore. Ne i nxisim vendet përkatëse të respektojnë sovranitetin kinez, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet themelore ndërkombëtare. Ju bëjmë thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndërhynë në anjë formë në punët e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës.(Vera/Bana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore