Kina bën thirrje për pezullimin dhe lehtësimin e borxhit për vendet në zhvillim

2020-05-29 20:14:34 CRI Komenti juaj Printoni
Kina u bëri thirrje kreditorëve shumëpalësh dhe atyre privatë që të ndërmarrin veprime dhe të bashkohen për pezullimin dhe lehtësimin e borxhit për vendet në zhvillim.

Thirrja u bë si pjesë e një deklarate të Kinës në Ngjarjen virtuale të Nivelit të Lartë për Financimin e Zhvillimit në Epokën e COVID-19 dhe Përtej.

Në deklaratë, u vu theksi gjithashtu se të drejtat shtesë për tërheqje të dhënash nga Fondi Monetar Ndërkombëtar janë jetike për të lehtësuar mungesën e likuiditetit në vendet në zhvillim.

E nisur nga Kanada-ja, Xhamajka dhe OKB-ja, ngjarja virtuale pati si synim gjetjen e zgjidhjeve konkrete për problemet e zhvillimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore