Protestat lënë gjurmë shkatërrimi në Mineapolis

2020-05-29 11:51:07 CRI Komenti juaj Printoni

Protestat e dhunshme kanë tronditur qytetin amerikan të Mineapolisit pas vrasjes së një afroamerikani nga një punonjës policie.

George Floyd vdiq të mërkurën pasi një polic i vuri gjurin në qafë për gati tetë minuta.

Protestuesit e zemëruar u përleshën me policinë, që hodhi gaz lotsjellës dhe granata tronditëse ndaj tyre.

Disa protestues gjithashtu plaçkitën dyqane dhe dëmtuan prona të ndryshme.

Një person humbi jetën gjatë grabitjeve dhe policia dyshon se ai mund të jetë vrarë nga pronari i një dyqani.

Protestat u përhapën edhe në pjesë të tjera të ShBA-së, përfshirë Kaliforninë.

Qindra njerëz bllokuan një autostradë në Los Anxheles për të protestuar kundër vrasjes së Floyd-it.

Mrekulli
Lajmet Kryesore