Studiuesit italianë i kushtojnë vëmendje Dy Sesioneve të Kinës

2020-05-28 21:22:09 CRI Komenti juaj Printoni

Oliviero Diliberto, ish-ministri italian i Drejtësisë dhe kreu i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Romës, tha në një intervistë për CMG-në se paraqitja e "Kodit Civil të Republikës Popullore të Kinës" është një bërje epokale dhe gjithashtu fitoi një betejë të fortë kundër varfërisë në Kinë.

Si ekspert juridik, Diliberto u ftua nga Universiteti Zhongnan i Ekonomisë dhe Ligjit në vitin 2016 për të dhënë mësim lëndën e së drejtës romake në Wuhan. Kështu, atij gjithmonë i ka interesuar përpilimi i Kodit Civil Kinez. Diliberto tha se diskutimi dhe miratimi i Kodit Civil në sesionin e tretë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore është një moment historik në ndërtimin ligjor të Kinës.

"Të gjithë juristët janë të mendimit se shpallja e "Kodit Civil të Republikës Popullore të Kinës "është me rëndësi epokale, sepse vendi më i populluar në botë ka një kod civil. Sipas mendimit tim, zgjedhja e Kinës është vizionare dhe me plot mençuri. Përgatitja e Kodit Civil ka nisur që nga vitet 1990. Ai ka kaluar një periudhë të gjatë pjekurie dhe tani është përfunduar dhe paraqitur me sukses. Pas rihapjes së universitetit italian, do të organizoj një seminar akademik ndërkombëtar që studion Kodin Civil Kinez dhe do e përkthejmë atë në italisht".

Raporti i sivjetshëm i punës qeveritare paraqitur gjatë dy sesioneve nuk vendosi objektiv të veçantë për rritjen vjetore ekonomike, por theksoi përparësinë e stabilizimit të punësimit dhe sigurimin e jetesës së njerëzve, duke fituar me vendosmëri betejën kundër varfërisë dhe përpjekjen për të arritur qëllimin e krijimit të plotë të një shoqërie relativisht të begatë. Diliberto shprehu besimin se puna që Kina ka bërë për zbutjen e varfërisë është shkencore dhe efektive. Ai gjithashtu është plotësisht i bindur se Kina do ta arrijë qëllimin e krijimit të një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha fushat.

Diliberto e përfundoi mendimin duke thënë se pajtohet plotësisht me përmbajtjen e raportit të punës së qeverisë kineze këtë vit për të kryer në mënyrë aktive bashkëpunim ndërkombëtar, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për ta luftuar bashkërisht pandeminë COVID-19. Ai shtoi se bashkëpunimi global në luftën kundër COVID-19 është një qëndrim i përgjegjshëm që nuk duhet të politizohet.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore