European Union plans borrowing 750 bln euros as recovery fund

2020-05-28 19:15:56 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian planifikon të huazojë 750 miliardë euro si fond rimëkëmbjeje

Bashkimi Evropian ka propozuar një fond rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh në ndihmë të vendeve të plagosura rëndë për shkak të pandemisë COVID-19.

Dy të tretat e paketës stimuluese do të jenë në formë grantesh, ndërsa një e treta e mbetur do të vijë si kredi e bazuar në kushte.

Sidoqoftë, BE-ja mbetet e ndarë në lidhje me kushtet e bashkangjitura me fondet dhe propozimi ka të ngjarë të zgjasë javë bisedimesh.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se mungesa e veprimit do të ndajë përgjithmonë bllokun përgjatë linjave ekonomike.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore