Rusia tregon vëmendje të madhe për biolaboratorin amerikan në Gjeorgji

2020-05-28 16:08:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë bëri një deklaratë ditët e fundit, duke treguar vëmendje të mëdha për laboratorin biologjik të ShBA-së në Gjeorgji.

Në deklaratë pala ruse thekson se informacionet tregojnë se ushtria amerikane e financon këtë laborator, të quajtur Qendra e Kërkimeve të Shëndetit Publik "Richard Lugar", dhe përgjigjet për shpenzimet e funksionimit të tij, përfshirë garantimin e sigurisë. Megjithëse pala ruse ka kërkuar shpjegime nëpërmjet kanaleve dypalëshe, ShBA-ja nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veprimtarinë e këtij laboratori.

Në deklaratë vihet në dukje gjithashtu se laboratori "Richard Lugar" përdoret për kërkimin e patogjeneve shumë të rrezikshme të sëmundjeve ngjitëse për ushtrinë amerikane dhe dega e studimeve mjekësore pranë Forcave Tokësore të ShBA-së gjendet në zonën e këtij laboratori. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore