"Twitter"-i vë për herë për parë shënimin për kontrollin e fakteve në postimet e Trump-it

2020-05-28 13:46:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të martën në "Twitter" praktikën e Kalifornisë për dërgimin me postë të fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të këtij viti. Ai tha që postimi i votave do të shkaktonte mashtrim zgjedhor, sepse "kutitë postare mund të grabiten dhe fletëvotimet mund të falsifikohen".

"Twitter"-i shënoi "Merrni informacion për dërgimin e fletëvotimeve" nën postimet e Trump-it. Kjo platformë kurrë nuk e kishte vendosur një shënim të tillë nën ndonjë postim të Trump-it, kështu që një gjë e tillë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Zëdhënësja e "Twitter"-it Katie Rosborough tha për CNN-in: "Këto postime përmbajnë informacione potencialisht të gabuara në lidhje me procesin e votimit dhe për këtë arsye janë shenjuar dhe janë lidhur me informacionin në sfond."(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore