ShBA, katër policë dhunojnë një afro-amerikan

2020-05-28 13:44:22 CRI Komenti juaj Printoni

CNN-ja njoftoi të martën se një video e xhiruar të hënën në mbrëmje në qytetin Mineapolis të ShBA-së, tregon ndalimin e një drejtuesi automjeti afro-amerikan nga policia. Më pas policët e bardhë e bllokojnë atë me gjunjë dhe ai kërkoi ndihmë, pasi nuk merrte dot frymë.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dobët dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Kjo ka shkaktuar protesta të ashpra në ShBA.

Të martën, kryetari i bashkisë së Mineapolisit shpalli që katër policët e përfshirë në këtë çështje janë hequr nga puna dhe FBI-ja ka nisur hetimet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore