Kryeministri: Shumica e dyqaneve në Britani do të hapen në qershor

2020-05-26 10:38:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se pjesa dërrmuese e dyqaneve në Britani do të lejohen të rihapen muajin e ardhshëm.

Qeveria është në procesin e lehtësimit gradual të kufizimeve lidhur me koronavirusin në vend.

Johnson-i thotë se tregjet e hapura dhe sallat e ekspozimit të makinave do të lejohen të rifillojnë funksionimin më 1 qershor.

"Nga 15 qershori, ne synojmë që të lejojmë të hapen të gjitha pikat jothelbësore të shitjes me pakicë, duke filluar nga qendrat tregtare deri te dyqanet e vogla të pavarura. Përsëri ky ndryshim do të varet nga përparimi lidhur me pesë testet dhe do të lejohet vetëm për ato pika të shitjes me pakicë që janë të sigurta për sa i përket COVID-19," theksoi kryeministri.

Johnson-i gjithashtu tha se i vinte keq për pështjellimin, zemërimin dhe dhimbjen e publikut britanik për shkak të një stuhie politike mbi këshilltarin e tij kryesor Dominic Cummings.

Cummings-i është akuzuar për shkeljen e urdhrit të qëndrimit në shtëpi, duke udhëtuar me makinë 400 km për të parë të shoqen dhe fëmijën e tij.

Johnson-i këmbëngul se askush në zyrën e tij nuk ka bërë ndonjë gjë për të kundërshrtuar mesazhin e shëndetit publik të qeverisë.

Deri të hënën Mbretëria e Bashkuar regjistroi rreth 37 000 vdekje nga koronavirusi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore