Konsumi në Kinë po rigjallërohet

2020-05-25 11:34:00 CRI Komenti juaj Printoni

Organi më i lartë rregullator ekonomik i Kinës ka njoftuar se shpenzimet e konsumit po rigjallërohen dhe po merren masa të mëtejshme për të rritur fuqinë e konsumit të banorëve.

Të dhënat tregojnë se në prill shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë ranë 7.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nga një rënie 16 për qind në mars.

Nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Ning Jizhe tha gjithashtu se Kina do të forcojë ndërtimin e infrastrukturës e sistemeve të shërbimit dhe do të shpejtojë ndërtimin e rrjetit 5G, qendrave të të dhënave dhe rrjeteve industriale për të mbështetur shtimin e konsumit.

Ning shtoi se Kina do t'i japë përparësi punësimit me politika të ndryshme mbështetëse. (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore