Kina do të stalibizojë tregtinë e jashtme dhe investimet e huaja

2020-05-22 14:53:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të stabilizojë më tej tregtinë e jashtme dhe do të shfrytëzojë në mënyrë më të aktive rolin e kapitaleve të huaja.

Në raportin e punës së qeverisë, të paraqitur për shqyrtim organit më të lartë ligjvënës të vendit, thuhet se Kina do të shkurtojë ndjeshëm listën negative për investimet e huaja dhe do të hartojë një listë negative për tregtinë ndërkufitare të shërbimeve.

Gjithashtu do të ndërtohen disa zona të reja pilot të tregtisë së lirë dhe zona të integruara me magazina doganore në Kinën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas këtij raporti, Kina do të fokusohet te cilësia, ndërsa nxit aktivisht nismën "Një brez, një rrugë", duke mbrojtur me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh dhe duke marrë pjesë në reformën e OBT-së.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore