Trump-i shqyrton mundësinë e zhvillimit të samitit të G7-s në Kemp Dejvid në verë

2020-05-21 11:21:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se po shqyrton mundësinë e zhvillimit të samitit të G7-s në Kemp Dejvid nëpërmjet lidhjes me video, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Njoftimi i papritur pason përpjekjet e administratës së tij për të rigjallëruar vendin, megjithëse nuk ka shenja të pakësimit të dukshëm të rasteve të infektimit nga COVID-19.

Deri të mërkurën, ShBA-ja raportoi më shumë se 1.5 milionë raste infektimi dhe mbi 92 mijë vdekje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i dha një përgjigje të vagullt pyetjes nëse do të shkonte në Kemp Dejvid për samitin.

"Çfarëdo forme të marrë samiti i G7-s, qoftë videokonferencë apo diçka tjetër, unë do të luftoj për multilateralizmin. Kjo është shumë e qartë në G7 dhe në G20," tha Merkeli.

Mrekulli
Lajmet Kryesore