Biolaboratorët e ShBA-së jashtë vendit, shqetësim për mbarë botën

2020-05-17 13:00:42 CRI Komenti juaj Printoni

 Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov vuri në dukje ditët e fundit se ShBA-ja ka vendosur shumë laboratorë biologjik në vendet përreth Kinës e Rusisë dhe nuk publikon përmbajtjet e kërkimeve në këta laboratorë. Funksionimi dhe synimi i tyre janë të dyshimta, tha ai. Fjalët e Lavrovit përfaqësojnë dyshimet e shqetësimet e gjera të bashkësinë ndërkombëtare gjatë kohëve të fundit.

Nikolay Platonovich Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, bëri të ditur se numri i laboratorëve biologjikë amerikanë në mbarë botën është mbi 200.

 Alexander Lazarev

Këto veprime kanë sjellë vigjilencën e vendit fqinj të Rusisë, Ukrainës. Analisti politik ukrainas Alexander Lazarev beson se laboratori biologjik amerikan në Ukrainë zhvillon studimin e viruseve për qëllime ushtarake, gjë që kërcënon shëndetin publik në të gjithë Ukrainën. Të gjitha studimet mbështeten nga Pentagoni dhe qëllimi i tyre është arritja e objektivave ushtarake të ShBA-së.

Igor Giorgadze

Në fund të vitit 2018, Igor Giorgadze, ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Gjeorgjisë, njoftoi për mediat se ShBA-ja kryen prova njerëzore në laboratorët biologjikë të Gjeorgjisë dhe ofroi disa raporte me të dhënat përkatëse.

Sipas gazetës amerikane "USA Today", qysh nga viti 2003, ka pasur qindra raste të rënies së njerëzve në kontakt me mikroorganizma vdekjeprurës në laboratorët e ShBA-së. Këto aksidente mund të bëjnë që kontaktuesit e drejtpërdrejtë të infektohen me viruset, të cilat mund të përhapen në komunitet nëpërmjet këtyre individëve, duke sjellë lindjen e epidemive. Sipas një raporti nga Zyra e Auditimit e ShBA-së, në dhjetë vjetët e fundit, në laboratorët P3 në ShBA, d.m.th., laboratorët me biosiguri të nivelit 3, ka pasur 400 aksidente. Siguria e laboratorëve biologjikë është rreziku më i madh me të cilin duhet të përballen rregullatorët amerikanë.

P. sh., në korrikun e vitit 2019, qendra më e madhe e kërkimit dhe zhvillimit të armëve biokimike, "Fort Detrick" në Merilend, u hetua dhe u mbyll nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së, me arsyetimin se nuk zbatonte masa kontrolli për të garantuar sigurinë e objekteve të veçanta ose viruseve.

Lidhur me faktin që ShBA-ja ka vendosur shumë laboratorë biologjikë në vendet përreth Kinës dhe Rusisë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang deklaroi se ShBA-ja ka krijuar laboratorë biologjikë në disa republika të ish-Bashkimit Sovjetik, por nuk ka publikuar funksionet, përdorimet dhe elementet e tyre të sigurisë, duke shqetësuar thellësisht banorët lokalë dhe vendet fqinje. Mësohet se shumë banorë kërkojnë me forcë mbylljen e këtyre laboratorëve. Ai shprehu shpresën që ShBA-ja do të mbajë përgjegjësitë e saj dhe do të përballet me shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe ato për sigurinë e jetës e të shëndetit të banorët vendorë, dhe do të marrë masa konkrete për të zhdukur dyshimet e bashkësisë ndërkombëtare. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore