Trump-i nxit urrejtjen raciale, duke shkaktuar përhapjen e krimeve përkatëse

2020-05-16 12:57:36 CRI Komenti juaj Printoni

Në fundin e janarit të këtij viti, një komedian kinez me shtetësi angleze tha në median shoqërore se ndoshta vetëm një në 100 mijë kinezë janë infektuar, por ata ndiejnë 100 % "diskriminim lidhur me koronavirusin e ri".

Më 16 mars, presidenti amerikan Donald Trump përdori për herë të parë shprehjen "virusi kinez", gjë që shkaktoi kundërshtimin e mbarë botës, por ai nuk i ndaloi sulmet ndaj Kinës. Ai e di se përdorimi i shprehjes "virusi kinez" do të shtonte diskriminimin racial dhe sulmet e urrejtjes ndaj kinezëve dhe aziatikëve, por e përdori shumë herë këtë shprehje, duke nxitur përhapjen e urrejtjes ndaj aziatikëve në mbarë botën.

Qysh nga fillimi i marsit, në ShBA, Europë, e madje edhe në vende e rajone të tjera të botës, është rritur diskriminimi, e madje edhe sulmet ndaj individëve me prejardhje aziatike. Sipas njoftimeve të 27 marsit, fjalët e urrejtjes në median shoqërore u rritën 900 %.

Fjalët e urrejtjes përhapen nga interneti në jetën reale dhe në shumë vende të botës janë rritur sulmet nga urrejtja.

Policia Metropolitane e Londres publikoi të dhënat që tregojnë se në shkurt e mars, në Londër ka pasur 166 raportime mbi sulme ndaj njerëzve me pamje aziatike, nga 66 në të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Disa grupe të të drejtave të njeriut në Britani thonë se fjalët e Trump-it kanë luajtur "një rol udhëheqës" për forcat e ekstremit të djathtë në Britani. Ditët e fundit, shumë grupe të tilla ekstremiste janë bërë jashtëzakonisht antikineze. Drejtori i organizatës bamirëse britanike "Ndal urrejtjes" Mike Ainsworth tha në një intervistë për median angleze: "Numri i rasteve të urrejtjes është më i madh se ai i raportuar. Shumë viktima na thanë se disa i quajnë 'virus kinez', ashtu siç ka thënë Trump-i".

Studiuesi i një organizate tjetër bamirëse britanike, "Shpresë, jo urrejtje", Patrick Hermanson tha se forcat britanike të ekstremit të djathtë i përdorin fjalët e Trump-it për të përhapur thashetheme mbi koronavirusin e ri. Sulmet antikineze janë bërë prej disa kohësh objektivi i grupeve të ekstremit të djathtë.

Ndoshta Trump-i është udhëheqës që nxit diskriminimin dhe sulmet e urrejtjes, por ai nuk është i vetëm. Fjalët e papërgjegjshme të Trump-it si lider i një superfuqie ka mundësi të shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore. Ai do të bëhet një nxitës i së keqes dhe do të stigmatizohet nga historia.

Të gjithë ata që ndikohen nga sulmet e urrejtjes në ShBA dhe Europë, bashkë me kundërsulmin e opinionit publik, duhet edhe të marrin veprime efektive dhe të bashkohen kundër sulmeve të urrejtjes e diskriminimit racial. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore