Qeveria italiane miraton paketën 55 miliardë euro për të rihapur ekonominë

2020-05-14 10:26:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kabineti i kryeministrit italian Giuseppe Conte miratoi të mërkurën një dekret që kërkon marrjen e masave financiare me vlerë 55 miliardë euro, për të mbështetur ekonominë e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Dekreti, fillimisht i njoftuar për në fund të prillit, u vonua për shkak të tensioneve brenda partnerëve të koalicionit për një masë specifike për të rregulluar problemin e punëtorëve imigrantë pa dokumente.

Paketa do të sigurojë 25.6 miliardë euro për të rinovuar pagesat e kompensimit për të punësuarit e mbetur pa punë dhe një shpërblim financiar në vlerë 600 deri në 1000 euro për të vetëpunësuarit në muajt e ardhshëm.

Rreth 5 miliardë euro fonde të pakthyeshme do të jepen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që luftojnë me ndikimin e COVID-19.

Deri në 60 për qind të qirave të paguara në tre muajt e fundit nga bizneset që u detyruan të mos funksionojnë gjatë mbylljes, do të rimbursohen nga shteti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore