Presidenti zimbabvian përshëndet mbërritjen e ekipit mjekësor kinez

2020-05-13 10:42:55 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Zimbabves Emmerson Mnangagwa thotë se një ekip mjekësor kinez mbërriti në një periudhë kritike të luftës së vendit të tij kundër COVID-19.

"Vizita juaj bëhet në një kohë kur vendi im po lufton me pandeminë e COVID-19. Jam i sigurt se ekspertët tanë mjekësorë dhe personeli shëndetësor i vijës së parë do të mësojnë nga përvoja juaj në trajtimin e kësaj pandemie, " u shpreh ai.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu se është përgatitur një program i gjithanshëm për bashkëpunimin e ekspertëve kinezë me palën zimbabviane:

"Më lejoni të ritheksoj gatishmërinë e qeverisë sime për të vazhduar punën për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat e jetës."

Ekipi mjekësor prej 12 vetash do të punojë në Zimbabve për 15 ditë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore