Xi theksoi mbrojtjen e Shpellave Yungang

2020-05-12 16:31:08 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë inspektimit në provincën Shanxi, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi edhe shpellat "Yungang", duke theksuar mbrojtjen e trashëgimive kulturore.

Shpellat Yungang, me një histori prej afro 1600 vjetësh, nisën të ndërtoheshin qysh nga viti 460 i erës sonë dhe ndërtimi zgjati afro 70 vjetë. Ato gjenden në afërsi të qytetit Datong, kryeqendrës së dinastisë Wei Veriore, kur budizmi nisi lulëzimin në Kinë, pra shpellat Yungang shërbyen si terren budist perandorak.

Shpellat Yungang janë thesar skulpturor i Kinës së lashtë. Ato konsiderohen si tre shpellat më të famshme në Kinë, së bashku me shpellat "Mogao" në Dunhuang dhe shpellat "Longmen" në Luoyang.

Në dhjetorin e vitit 2001, ato u përfshinë në listën e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s.

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore