Letër nga nxënësi i shkollës së mesme të Wuhan-it për përfaqësuesin e OBSH-it në Kinë

2020-05-08 12:46:18 CRI Komenti juaj Printoni

Xhaxhi Gauden Galea (përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë),

Përshëndetje! Jam një nxënës i shkollës së mesme "Xuguang" të Wuhan-it të Kinës.

Tani është mbrëmje në Wuhan. Nëpërmjet dritares po shikoj dritat e mijëra shtëpive të Wuhan-it, i cili po ringjallet ngadalë. Para disa ditëve, nëna më shoqëroi për të ngarë biçikletën në "Rrugën e Gjelbër të Liqenit të Lindjes". Kjo është hera e parë që dola jashtë shtëpisë për të shikuar panoramën e bukur me re të bardha dhe pemë të gjelbra qysh nga shpërthimi i epidemisë së virusit të COVID-19 në Wuhan. Ndjeva se kjo vizitë e zakonshme është shumë e çmuar për ne. Bota është shumë e madhe, por asnjë s'mund të jetojë në një ishull të izoluar dhe virusi është armiku i përbashkët i njerëzimit. Unë së bashku me shoqet e shokët e klasës kemi një dëshirë e përbashkët, që të japim kontribut për këtë botë.

Xhaxhi Gauden Galea, në kohën e zakonshme, unë së bashku me shoqet e shokët e klasës kemi bërë grumbullimin e mbeturinave dhe kemi shitur artikujt e riciklueshëm, si shishe etj., duke fituar para për t'i shpenzuar për aktivitetet kolektive të klasës. Ne dëshirojmë që t'ia dhurojmë këto para OBSh-së nëpërmjet jush dhe premtojmë se do të bëjmë dhurime çdo vit me këtë mënyrë. Shpresojmë se nëpërmjet jush e OBSh-së, mund t'u bëjmë thirrje të rinjve të botës që të bashkohen për të ndihmuar sa më shumë njerëz brenda mundësive tona.

Ne përfaqësojmë të ardhmen e botës dhe duhet të mbrojmë të ardhmen e botës.

Ju uroj shëndet!

Mrekulli
Lajmet Kryesore