Kina: Videoja nga laboratori i Wuhan-it është e rreme

2020-05-08 10:59:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sipas njoftimeve nga media britanike, Qendra e Studimeve Aziatike e Shoqatës "Henry Jackson" të Britanisë, ka zbuluar një video nga laboratori i Wuhan-it, duke thënë se gabimi njerëzor në këtë laborator mund të ketë shkaktuar përhapjen e virusit. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying vuri në dukje në konferencën e shtypit të enjten se kjo është një video e rreme, e marrë nga një dokumentar shkencor, dhe nuk ka asnjë lidhje me punonjësit e laboratorit të Wuhan-it dhe aktivitetetin e tyre.

"Shoqata 'Henry Jackson' mban gjithmonë një qëndrim antikinez. Sipas verifikimeve tona, kjo video nuk ka asnjë lidhje me punonjësit e Institutit të Virologjisë të Wuhan-it dhe veprimtarinë shkencore të tyre. Në uebsajtin e këtij instituti nuk është publikuar asnjëherë kjo video, e cila vjen nga dokumentari shkencor 'Wilderness youth'. Personat e shfaqur në këtë video janë nga Qendra e Parandalimit dhe e Kontrollit të Sëmundjeve e Wuhan-it. Një fotografi e përdorur në këtë raport është bërë në verën e vitit 2007 në provincën Hainan të Kinës Jugore," tha zëdhënësja e diplomacisë kineze. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore