Anije kozmike kineze me astronautë e gjeneratës së re zbarkon me sukses

2020-05-08 20:40:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kapsula e kthyeshme e anijes kozmike eksperimentale e gjeneratës së re të Kinës ka mbërritur me sukses në vendin e uljes në Dongfeng të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme.

Kapsula e kthyeshme pritet të ripërdoret rreth 10 herë.

Anija kozmike me astronautë është krijuar për t'u përshtatur me detyra të shumta, përfshi ato në orbitën e ulët të Tokës dhe eksplorime në thellësitë hapësinore.

Ajo mund të përdoret gjithashtu në funksionimin e përgjithshëm të stacionit hapësinor të Kinës. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore