Kina do të vijojë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër pandemisë

2020-05-08 20:34:11 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të premten se pala kineze është e gatshme të vazhdojë të ndajë informacionet në përballimin kundër pandemisë së COVID-19, të shkëmbejë thellësisht përvojën përkatëse dhe të zhvillojë bashkëpunimin me vende të tjera.

Kohët e fundit, një agjenci anketimi e Singaporit bëri një sondazh për nivelin e kënaqësisë së popujve të ndryshëm për paraqitjen e qeverisë së tyre në përballimin kundër epidemisë së COVID-19. Sipas rezultatit të sondazhit, 85% e të anketuarve kinezë janë të mendimit se vendi i tyre do të bëhet më i fuqishëm pas epidemisë, ndërsa kjo përqindje është vetëm 41% ndër të pyeturit në ShBA.

Lidhur me këtë, zëdhënësja Hua tha se pandemia e COVID-19, që ka shpërthyer në shumë vende dhe është përhapur me shpejtësi, ka sjellë rreziqe kolosale për jetën dhe shëndetin e popujve dhe vendet po marrin masa të ndryshme në përputhje me kushtet e tyre vendore.

"Mendoj se duhet ta mirëkuptojmë njeri-tjetrin, të respektojmë përpjekjet e të gjitha vendeve në përballimin kundër epidemisë dhe të shkëmbejmë e të mësojmë nga njeri-tjetri," theksoi zëdhënësja e diplomacisë kineze. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore