Raab: Ende nuk mund të bëhen krahasime të besueshme ndërkombëtare mbi vdekjet nga COVID-19

2020-05-06 10:51:45 CRI Komenti juaj Printoni

Britania e ka kaluar Italinë, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve të raportuara nga koronavirusi në Evropë.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab thotë se numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Britani ka arritur mbi 29 400. Numri i fundit i vdekjeve të raportuara në Itali është më shumë se 29 300.

"Ne e dimë që 194 990 veta janë testuar pozitivë dhe kjo është një rritje prej 4 406 rastesh që nga dje. Dhe nga ata që janë testuar pozitivë, është shumë e trishtuar që 29 427 kanë vdekur. Zemrat tona janë pranë secilit që ka humbur një të dashur gjatë gjithë sfidës së koronavirusit," u shpreh ai.

Ndërkohë, Zyra Kombëtare e Statistikave e Britanisë shtoi në përllogaritje më shumë se 7 000 vdekje në Angli dhe Uells në javën që përfundoi më 24 prill.

Kjo e ngriti numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në 32 000.

Ndërsa mënyra të ndryshme të numërimit e bëjnë të vështirë krahasimin ndërmjet vendeve, shifrat e fundit konfirmojnë se Britania është ndër vendet më të goditura nga pandemia.

Sidoqoftë, kryediplomati Raab thotë se është shumë herët për të bërë krahasime:

"Unë nuk mendoj se do të bëjmë një gjykim të vërtetë për mënyrën e trajtimit nga vendet e ndryshme para se pandemia të ketë mbaruar, dhe veçanërisht para të kemi marrë të dhëna ndërkombëtare gjithëpërfshirëse mbi vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet."

Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 250 000 veta në mbarë botën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore