FMN-ja: Kriza më e rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh

2020-05-06 19:03:06 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva bëri një parashikim të zymtë se ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 do të shkaktojë "krizën më të rëndë që nga Depresioni i Madh".

"Ajo që duhet të bëjmë janë tre gjëra: Një, përqëndrimi te sistemi shëndetësor. Dy, ndihma ndaj bizneseve dhe familjeve për të mbijetuar brenda dy muajve të ardhshëm, pra me fjalë të tjera, injeksion masiv parash. Dhe tre, të mendojmë se çfarë mund të bëjmë sot për të pasur një ekonomi më të mirë kur të nisë rimëkëmbja".

Shefja e FMN-së shtoi gjithashtu se mund të sigurohen fonde për ekonomi të ndryshme në vështirësi dhe borxhet ndaj fondit mund të fshihen, në disa raste, pas një vlerësimi të kujdesshëm. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore