OBSh-ja:15 mijë renditje gjenetike të koronavirusit të ri tregojnë se ai nuk është artificial

2020-05-05 10:53:45 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) organizoi të hënën një konferencë shtypi mbi epideminë e koronavirusit të ri.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo janë shprehur se koronavirusi i ri e ka burimin nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. Lidhur me këtë, drejtorja teknike e Programit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maria van Kerkhove u shpreh se koronaviruset përgjithësisht janë të përhapur te lakuriqët e natës dhe se tani 15 mijë renditje të gjenomit të koronavirusit të ri tregojnë se ai nuk është prodhuar nga njeriu. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e OKB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve po bashkëpunojnë me Kinën për të gjetur kafshët mbartëse kalimtare të koronavirusit të ri, për të shmangur kalimin përsëri te njerëzit.

Kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Michael Ryan u shpreh se OBSh-ja nuk ka marrë prova nga pala amerikane që koronavirusi i ri ka ardhur nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. OBSh-ja mendon se këto fjalë janë spekulime. Ai theksoi se renditja gjenetike e virusit dhe opinionet e marra nga OBSh-ja tregojnë se koronavirusi i ri ka origjinë natyrore. Shkencëtarët kinezë po komunikojnë dhe bashkëpunojnë me botën për të shkëmbyer njohuritë përkatëse. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore