Kina do të shtojë financimin për betejën antiepidemike globale

2020-05-05 10:32:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të hedhë hapa të mëtejshëm, duke përfshirë shtimin e fondit të posaçëm për bashkëpunimin kundër COVID-19 dhe dhurimet në kuadër të Planit të Reagimit Humanitar Global të OKB-së, për të forcuar bashkëpunimin global dhe për të mposhtur sa më shpejt pandeminë, bëri të ditur i dërguari kinez në një mbledhje ndërkombëtare për reagimin global kundër koronavirusit.

Në emër të qeverisë kineze, Zhang Ming, kreu i misionit diplomatik të Kinës në Bashkimin Europian, u shpreh se vendi i tij do të marrë pjesë aktivisht në programin e iniciuar nga OBSh-ja "COVID-19 ACT Accelerator", do të forcojë bashkëpunimin studimor me Koalicionin e Risive të Gatishmërisë përballë Epidemisë (CEPI), Aleancën e Vaksinës (GAVI) dhe agjenci të tjera ndërkombëtare lidhur me prodhimin e barnave e vaksinave dhe testimin, për të krijuar një mbrojtje të hekurt kundër virusit.

Z. Zhang u shpreh gjithashtu se, edhe pse i duhet të përballet me detyrën e vështirë të kontrollit të epidemisë brenda vendit, Kina po ndihmon me sa ka mundësi vendet e botës që kanë nevojë.

Sipas tij, qeveria kineze ka krijuar një fond të posaçëm prej 283 milionë dollarësh për bashkëpunimin kundër COVID-19 dhe u ka ofruar materiale shumë të nevojshme mbi 150 vendeve e organizatave ndërkombëtare. Ndërkohë, organet e pushtetit vendor, organizatat e bamirësisë, OJQ-të dhe bizneset në Kinë kanë dhënë mbi 2.5 miliardë juanë ndihmë jashtë vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore