CMG-ja: Duhet të zhvillohet hetim ndërkombëtar ndaj ShBA-së

2020-05-05 19:22:43 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Ditët e fundit, pa marrë parasysh gjendjen epidemike në vend, disa politikanë amerikanë si Mike Pompeo etj. vazhdojnë të përhapin thashetheme lidhur me prodhimin e COVID-19 nga Instituti i Virologjisë i Wuhanit duke kërkuar zhvillimin e hetimit ndërkombëtar mbi këtë institut. Në fakt, opinioni publik ndërkombëtar duke përfshirë shumë media amerikane është gjerësisht i mendimit se duhet të zhvillohet së pari hetimi ndërkombëtar mbi pikat e dyshimta të SHBA-së në përballimin e epidemisë.

Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), redaktori i përgjithshëm i revistës mjekësore "The Lancet" Riçard Horton u shpreh se ShBA-ja ka humbur tërë shkurtin dhe fillimin e marsit duke sjellë artificialisht tragjedinë e COVID-19. Gazeta amerikane "Nju Jork Times" shkruan se ShBA-ja ka humbur në 8 javë më shumë viktima nga COVID-19 sesa gjatë 8 vjetëve të Luftës së Vietnamit. Si vendi me kushtet më të mira mjekësore në botë, tani rastet e konfirmuara të sëmundjes dhe rastet e vdekjes nga sëmundja në ShBA zënë vendin e parë në botë, SHBA-ja është bërë vendi kryesor i eksportit të epidemisë, kjo gjendje është e pabesueshme.

Megjithëkëtë, politikanë amerikanë nuk janë të zënë me misionin e shpëtimit të jetëve, por fokusohen në trillimin e gënjeshtrave për t'ja ngjitur fajin Kinës me qëllim shmangien e përgjegjësisë së përhapjes globale epidemike. Çfarë përgjegjësie duhet të mbajë ShBA-ja në përhapjen epidemike? Bashkësia ndërkombëtare duhet të zhvillojë hetimin ndërkombëtar ndaj ShBA-së.

Kina është e sinqertë dhe e hapur për hetimin ndërkombëtar, por kundërshton politizimin e hetimit dhe errësimin e emrit. Nga këndi i rregullave ndërkombëtare, hetimi ndërkombëtar duhet të zhvillohet nën drejtimin e OKB-së. Epidemia ka shpërthyer në shumë vende, nuk është e qartë ende origjina e virusit prandaj duhet të zbatohen barazia dhe drejtësia në hetimin ndërkombëtar dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë vendet përkatëse, vetëm kështu mund të zbulohet origjina e epidemisë duke dhënë përgjigje të përgjegjshme. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore