Eksperti kinez në Itali: Shumë italianë na ngritën pulqerin

2020-05-04 21:19:31 CRI Komenti juaj Printoni

"Gjatë qëndrimit në Itali në ndihmë të luftës kundër epidemisë së COVID-19, shumë italianë na ngritën pulqerin ose na mirëpritën me duartrokitje", tha zoti Liang Zongan, duke kujtuar hollësitë në vendin europian.

Si kreu i grupit të parë të ekspertëve mjekësorë nga Kina në ndihmë të Italisë kundër epidemisë COVID-19, Liang-u, drejtori i Departamentit të Terapisë Intensive të Spitalit Huaxi prezantoi punët e tij në Itali, në një konferencë për shtyp më 3 maj në Pekin.

Ai theksoi se pala italiane zbatoi një disa masa të marra nga Kina gjatë luftës kundër epidemisë.

Ai tha se kur ishte në Itali, ekspertët kinezë patën shkëmbime të shumta me zyrtarë, administratorë e punonjës të spitaleve si dhe studiues italianë nëpërmjet konferencave të shtypit, leksioneve dhe bisedave.

"Diskutuam me institutet kërkimore italiane për masat efektive të palës kineze, si mjekimi me plazmën e pacientëve të shëruar etj. Pas shkëmbimeve, pala italiane praktikoi më vonë një pjesë të masave tona."

Ndërkohë, ekspertët kinezë informuan gjithashtu shtetasit kinezëve në Itali, për të pakësuar shqetësimet e tyre, tha Liang-u. Ai përmendi edhe një hollësi të paharrueshme në Itali.

"Një vajzë italiane vizatoi një karikaturë, ku mjekët kinezë e italianë ngritën me duar hartën e Italisë. U prekëm shumë prej saj."

Liang-u tha gjithashtu në konferencën e shtypit se si vendburimi i mjekësisë moderne, institucionet dhe punonjësit italianë të shëndetësisë janë shumë profesionistë dhe punojnë me shumë standarde, duke shtuar se edhe mjekët kinezë duhet të mësojnë nga ata.

Liang-u theksoi se koronavirusi është armiku i përbashkët i njerëzimit dhe shprehu besimin se me përpjekjet e përbashkëta të punonjësve mjekësorë të vendeve të ndryshme dhe me popujt e ndryshëm, pa diskutim që pandemia do të vihet nën kontroll. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore