Si do ta ndryshojë kriza COVID-19 ekonominë botërore?

2020-05-04 21:13:56 CRI Komenti juaj Printoni

Përhapja e papritur e koronavirusit të ri, ose COVID-19, ka paralizuar ekonominë botërore dhe solli peizazhin më pesimist financiar në dekada.

A mund të rimëkëmbet ekonomia botërore? A do të ketë një transformim të globalizimit dhe në zinxhirët e furnizimit?

FMN-ja parashikoi në një raport të publikuar në prill se shpërthimi i COVID-19 në shumicën e vendeve do të arrijë kulmin në tremujorin e dytë dhe më pas do të ketë rënie në gjysmën e dytë të këtij viti.

Në raport theksohet gjithashtu se rritja globale pritet të nisë në vitin 2021, ndërkohë që paralajmëroi se recesioni mund të thellohet dhe të zgjasë më shumë për shkak të mungesë së koordinimit global.

Politikat e pashembullta për të rifilluar prodhimin, lehtësuar presionin financiar, forcuar besimin e tregut dhe parandaluar rreziqet e borxhit janë përshkuar në secilin vend, ndërsa bota pret të shohë nëse masat do funksionojnë.

COVID-19 ka prishur zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht ato midis korporatave shumëkombëshe, duke i bërë të rimendojnë marrëdhëniet midis interesit dhe stabilitetit.

Epidemia do të funksionojë si një katalizator për të përshpejtuar zhvendosjen e zinxhirëve të furnizimit global, sipas mediave.

Ideja për zinxhirët e furnizimit në të ardhmen nuk është gjë tjetër veçse vendosja e një ekuilibri të ri midis kursimeve të kostos dhe rezistencës së zinxhirit të furnizimit, tha për Xinhua-n në një intervistë të fundit profesori i asociuar në Shkollën e Politikave Publike në Universitetin Kombëtar të Singaporit, Gu Qingyang.

Një studim i kohëve të fundit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë dhe "PricewaterhouseCoopers" (PwC) tregoi se pothuajse 70 për qind e ndërmarrjeve amerikane thonë se nuk kanë asnjë plan për ta zhvendosur prodhimin jashtë Kinës për shkak të COVID-19.

Kur vendet janë në telashe dhe përballen me rënie ekonomike, globalizimi shihet me skepticizëm dhe shfaqen teoritë e shkëputjes. Disa thonë se pandemia është një nga testet më të fundit për globalizimin.

Një krizë globale ka nevojë për një përgjigje globale. Nga hulumtimi dhe zhvillimi i ilaçeve e vaksinave, deri te shkëmbimi i informacionit dhe mobilizimi i burimeve, asnjë prej tyre nuk mund të mbijetojë pa përpjekje dhe koordinim global. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore