Koronavirusi është krijuar nga njeriu? Fituesi i çmimit "Nobel" sqaron lajmin e rremë

2020-05-03 14:34:08 CRI Komenti juaj Printoni

Tasuku Honjo

Ditët e fundit, me emrin e fituesit të Çmimit "Nobel" në Mjekësi ose Fiziologji, imunologut të njohur japonez Tasuku Honjo, janë përhapur shumë lajme të rreme lidhur me epideminë e koronavirusit të ri. Për këtë, Tasuku Honjo bëri një deklaratë në uebsajtin zyrtar të Universitetit të Kiotos, për të sqaruar të vërtetën.

Sipas njoftimeve, ka njerëz që me emrin e Tasuku Honjo-s, përhapin në anglisht, hindi etj. lajme të rreme, si "koronavirusi i ri është krijuar nga njeri", apo gënjeshtra se Tasuku Honjo ka qenë në Wuhan.

Deklarata e prof. Tasuku Honjo-s

Lidhur me këto, në deklaratën e prof. Tasuku Honjo-s dhe Universitetit të Kiotos, ndër të tjera thuhet se epidemia e koronavirusit po përhapet në botë, duke shkaktuar vuajtje dhe humbje ekonomike që kanë shënuar rekorde historike. "Jam shumë i çuditur që, në situatën kur bota po kalon vështirësi, emri im dhe i Universitetit të Kiotos përdoren përdoren për të publikuar lajme të rreme e të gabura", shprehet prof. Tasuku Honjo.

Më tej në deklaratë theksohet se tani është koha kur të gjithë njerëzit, sidomos ata që punojnë në vijën e parë të studimit shkencor, të bashkëpunojnë kundër armikut të përbashkët. Duhet të përpiqemi të mbrojmë jetë pa vonesë. Të gjithat përpjekjet duhet të fokusohen në mjekimin e sëmundjes, për të shmangur përshkallëzimin e fatkeqësisë, dhe duhet të hartojmë plane në epokën e re. Në këtë situatë, pretendimet për burimin e sëmundjes që nuk kanë bazë, janë shumë të rrezikshme dhe shkatërruese.

Lumturia e njerëzve duhet të krijohet mbi konceptin e bashkëjetesës harmonike me natyrën, thuhet më tej në deklaratë. "Universiteti ynë përpiqet për lumturinë e mbarë njerëzve. Jam krenar që mund të mbështet punët e universitetit. Le të shkojmë drejt realizimit të objektivit më të lartë që mund të arrijnë njerëzit" përfundon deklarata e fituesit të Çmimit "Nobel", prof. Tasuku Honjo, dhe e Universitetit të Kiotos. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore