CMG-ja: Mike Pompeo sfidon tërë botën

2020-04-30 21:05:46 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e kritikoi përsëri Organizatën Botërore të Shëndetësisë për dështimin e misionit në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë COVID-19 duke kërcënuar me zhvillimin e një hetimi ndaj saj për shkak të mospërdorimit të duhur të parave të taksapaguesve amerikanë. Në këtë fazë kritike në ShBA, ku numri i rasteve me COVID-19 është mbi 1 milion, Pompeo nuk është i zënë me shpëtimin e jetës së pacientëve, por gjen kohë të kërcënojë OBSh-në. Ky veprim i tij është një sfidë ndaj botës.

Orvatja e Pompeo-s synon shmangien e përgjegjësisë së qeverisë amerikane në dështimin e përballimit të pandemisë dhe shkel rregullat ndërkombëtare duke shfaqur qëndrim të njëanshëm.

Si organizata më e rëndësishme shumëpalëshe në fushën e shëndetit publik global, pas shpërthimit të epidemisë, OBSh-ja ka përmbushur me rigorozitet përgjegjësinë e vet dhe ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm duke fituar vlerësimin e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare.

Së pari, më 1 janar, dy ditë pas marrjes së raportit të Kinës, OBSH-ja i dha botës alarm për epideminë. Prej 7 janarit, kjo organizatë nisi t'i lajmërojë vendet e ndryshme për gjendjen epidemike, duke përfshirë ShBA-në. Në shkurt, OBSh-ja dërgoi një ekip ekspertësh në Kinë për hetim, pjesë e të cilit edhe dy ekspertë amerikanë.

Së dyti, me përhapjen e epidemisë në ShBA, Mike Pompeo shtrembëroi me paragjykime vlerësimin objektiv të OBSh-së ndaj përpjekjeve të Kinës në kontrollin e epidemisë duke kritikuar pa pushim masat e efektshme parandaluese e kontrolluese të Kinës. Fjalët e tij kanë mashtruar opinionin publik duke dëmtuar aftësinë e njohjes së fakteve të shoqërisë amerikane.

Nga ana tjetër, qeveria amerikane zbaton të papërmbajtur unilateralizmin. ShBA-ja është tërhequr nga UNESCO-ja, Këshilli i të Drejtave të Njeriut, "Marrëveshja e Parisit", marrëveshja bërthamore e Iranit duke penguar shumë procesin e përballimit të përbashkët të sfidave të mëdha nga bashkësia ndërkombëtare. Si kryediplomati amerikan, Mike Pompeo ka nxitur pandërprerë unilateralizmin e qeverisë amerikane dhe është bërë ngatërrestar i bashkësisë ndërkombëtare. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore