Fed lë normat në zero, por do të përdorë "gamën e plotë të mjeteve" për të ndihmuar ekonominë

2020-04-30 18:29:18 CRI Komenti juaj Printoni

Rezerva Federale e ShBA-së ka lënë normat e interesit të pandryshuara afër zeros dhe njoftoi se do të vendosë "gamën e saj të plotë të mjeteve" për të mbështetur ekonominë amerikane.

Sipas një deklarate zyrtare, virusi dhe masat e marra për të mbrojtur shëndetin publik po sjelin rënie të mprehtë të veprimtarisë ekonomike dhe një rritje të humbjeve të vendeve të punës në vend.

Të mërkurën, një raport paraprak për PBB-në për tremujorin e parë tregoi se ekonomia amerikane u tkurr me 4.8% nga janari në mars, performanca e saj më e dobët që nga tremujori i fundit i 2008-s.

Bankat qendrore ulën normat në mars për të parandaluar një përkeqësim ekonomik nga kriza e koronavirusit.

Në raport thuhet gjithashtu se kanë nisur programe të reja huazimi për të siguruar deri në 2.3 trilionë dollarë amerikanë në mbështetje të ekonomisë si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit. (Abana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore