Afrika mirëpret dhurimin më të fundit nga Kina të materialeve antiepidemike

2020-04-24 11:51:19 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Afrikan ka mirëpritur dhurimin e fundit të materialeve mjekësore nga Kina.

Pajisjet u dhuruan për të ndihmuar 12 vende afrikane në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ato përfshijnë maska për fytyrën, veshje mbrojtëse dhe termometra.

Angola, Madagaskari dhe Somalia janë ndër vendet që kanë marrë furnizimet mjekësore.

Rreth 26 000 veta janë testuar pozitivë për virusin në Afrikë dhe më shumë se 1 200 kanë vdekur deri të enjten.

Kina gjithashtu riafirmoi angazhimin e saj për të mbështetur Afrikën në luftën kundër pandemisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore