Shanghai do të zhvillojë festival blerjesh për të nxitur konsumin

2020-04-24 11:40:01 CRI Komenti juaj Printoni

Qytetit kinez i Shangait do të mbajë një festival disamujor blerjesh për të stimuluar konsumin dhe për të zvogëluar ndikimin ekonomik të COVID-19.

Festivali i blerjeve do të zgjasë deri në fund të qershorit dhe gjatë tij do të zhvillohen më shumë se 800 veprimtari në terren dhe në internet.

Festivali pritet të promovojë shitjet me pakicë gjatë festave të ardhshme, si Dita e Punëtorëve, Dita e Fëmijëve dhe Festa e Barkës së Dragoit.

Shangai ka ndërmarrë një varg politikash për të promovuar konsumin.

Gjigantët e tregtisë elektronike, si "Alibaba" dhe "Pinduoduo", janë nxitur të ofrojnë mbështetje për firmat e shitjes me pakicë dhe markat kryesore dhe të kryejnë aktivitete promovuese.

Shangai regjistroi 1.4 trilion juanë shitje me pakicë vitin e kaluar, duke u renditur i pari në Kinë për tre vjet rresht.

Në tremujorin e parë të këtij viti, vëllimi i blerjeve në internet i Shangait u rrit me 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht ndikimit të COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore