Turqi, megaspital për pacientët e COVID-19

2020-04-21 13:54:25 CRI Komenti juaj Printoni

Në Stamboll të Turqisë ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të një megaspitali për pacientët me COVID-19.

Spitali, që pritet të përfundojë së ndërtuari muajin e ardhshëm, do të ketë mbi 2 600 shtretër dhe më shumë se 400 shtretër të terapisë intensive.

Turqia pritet të prodhojë 5 000 ventilatorë deri në fund të majit.

Edhe dy spitale të tjera për pacientët me COVID-19 janë në ndërtim.

Në Turqi koronavirusi ka infektuar më shumë se 86 000 veta, dhe mbi 2 000 kanë vdekur. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore