CMG-ja: Kina: E pakuptimtë kritika e ShBA-së ndaj Institutit të Virologjisë të Wuhan-it

2020-04-21 21:27:07 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Më 19 prill, kanali amerikan "Fox News" njoftoi se COVID-19 ka ardhur nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it i Akademisë së Shkencave të Kinës, duke shtuar se pala amerikane do të nisë një hetim të gjithanshëm mbi këtë. Për ta konfirmuar këtë pikëpamje, në njoftim u përdor shprehja e paqartë "burim" dhe ishte ftuar një i ashtuquajtur "ekspert". Ai u shpreh se në Institutin e Virologjisë në Wuhan niveli i mbrojtjes është i ulët, por ai nuk paraqiti asnjë dëshmi për deklaratat e tij. Ky njoftim është joprofesional dhe i pabesueshëm.

Kohët e fundit, "Fox News" ka kritikuar disa herë Institutin e Virologjisë të Wuhan-it. Në një konferencë shtypi, gazetari i "Fox News" paraqiti këtë pyetje dhe udhëheqësi amerikan u përgjigj se do të hetojë rrënjësisht këtë institut. "Fox News" dhe udhëheqësi amerikan synojnë t'ja ngarkojnë fajin Kinës për shpërthimin e epidemisë për të nxitur kundërshtimin e botës ndaj Kinës.

Pas shpërthimit të epidemisë, politikanë e media amerikane kanë shigjetuar vazhdimisht me kritika këtë institut sidomos në dy aspekte:

Së pari, ky institut është afër me tregun e prodhimeve të detit "Huanan" ku u zbuluan më herët rastet e konfirmuara të sëmundjes. Prandaj ata supozojnë se në këtë institut ekzistojnë të meta të sigurisë duke shkaktuar rrjedhjen e virusit.

Së dyti, ata spekuluan se ky institut merret me studimin dhe prodhimin e armëve biokimike.

Mund të shohim se këto sulme janë absurde dhe nuk kanë asnjë bazë fakti.

Në fakt, Instituti i Virologjisë i Wuhan-it bashkëpunon ngushtë me institutet shkencore në ShBA, Francë etj., laboratori P4 i sigurisë biologjike në këtë institut është projekti i rëndësishëm i bashkëpunimit tekniko-shkencor midis Kinës e Francës, niveli profesional i institutit nuk vihet në dyshim.

Pas shpërthimit të epidemisë, ky institut ka bërë përpjekje të mëdha për të zhvilluar studimin e virusit dhe i publikoi OBSh-së sekuencën e gjeneve të virusit duke hedhur bazë për zhvillimin e testit nga vendet e ndryshme dhe për zhvillimin e vaksinës.

"Të paktën deri tani nuk ka asnjë dëshmi që COVID-19 ka rrjedhur nga Instituti i Virologjisë i Wuhanit ose nga laboratorët e tjerë të virusit," njofton BBC-ja. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore