Ushtria kineze kundërshton katekorikisht akuzat e pabaza të ShBA-së

2020-04-20 22:00:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria kineze shprehu kundërshtim kategorik të hënën kundrejt deklaratës së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për një peshkarexhë vjetnameze që u përplas me një anije kineze të Rojes Bregdetare në ujërat e Ishujve Xisha.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes bëri akuza të pabaza dhe synon ngatërrimin e situatës në Detin e Kinës Jugore si dhe fabrikimin e pretekstit për praninë e vet ushtarake në këtë rajon, tha Wu Qian, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës.

"Departamenti amerikan i Mbrojtjes shpërfill faktet dhe turbullon publikun," tha Wu, duke vënë në dukje se peshkarexha vjetnameze veproi në mënyrë të jashtëligjshme në ujërat e brendshme të Ishujve Xisha të Kinës dhe u përplas me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës.

"Faktet dhe palët përgjegjëse janë shumë të qarta. Kina ndërmori veprime sipas ligjit dhe në përputhje me sovranitetin e vet," tha zëdhënësi. "I bëjmë thirrje ShBA-së të ndalojë akuzat e pabaza ndaj Kinës dhe të t'i japë fund ndërhyrjes në çështjen e Detit të Kinës Jugore, për të shmangur acarimin e gjendjes në rajon," paralajmëroi Wu. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore