Ministria e Jashtme kineze mbron reagimin e OBSh-së ndaj shpërthimit të COVID-19

2020-04-17 10:30:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme kineze ka mbrojtur reagimin e OBSh-së ndaj epidemisë së COVID-19, duke thënë se kjo organizatë u bëri thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve që t'i kushtojnë rëndësi të madhe shpërthimit në fazën e hershme të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë Zhao Lijian thotë:

"Që nga shpërthimi i COVID-19, OBSh-ja, sipas dispozitave të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit, nuk rekomandoi të kufizohen tregtia dhe udhëtimet me Kinën, bazuar në parime dhe baza shkencore, dhe ka bërë sqarime pa ekuivoke dhe në mënyrë të përsëritur lidhur me këtë. Unë kam mësuar se OBSh-ja nuk ka rekomanduar ndonjë kufizim udhëtimi ose tregtie për pesë rastet e emergjencës së shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar në të kaluarën ".

Zhao theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe shumë drejtues shtetesh e organizatash ndërkombëtare kanë shprehur mbështetje për OBSh-në, gjë që pasqyron mendimin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore