Kina do të vazhdojë të japë kontribut për bashkëpunimin ndërkombëtar përballë pandemisë

2020-04-17 21:06:01 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar të përballimit të pandemisë, do të thellojë shkëmbimet e bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do të vazhdojë t'u japë vendeve përkatëse ndihma brenda mundësive, që të japë kontribut për bashkëpunimin ndërkombëtar profilaktik, bëhet e ditur në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, e drejtuar të premten nga sekretari i përgjithshëm i partisë Xi Jinping.

Në këtë mbledhje u theksua gjithashtu se Kina do të normalizojë rendin ekonomik e shoqëror në kohën e kontrollit të gjendjes epidemike dhe do t'i përballojë ndikimet e epidemisë me politika më të forta makroekonomike, duke zbatuar një politikë pozitive financiare dhe politikë të qëndrueshme monetare. Njëkohësisht, do të nxitet konsumi i brendshëm dhe do të shtohen shpenzimet publike.

Kina do të këmbëngulë në hapjen ndaj botës dhe do të sigurojë logjistikën ndërkombëtare, theksohet në këtë mbledhje. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore